momenti i mberritjes se autorit ne spital
MALIQ- Ky është momenti kur Violand Braçellari 43-vjeç, autori i vrasje së policit në Maliq, mbërrin në spitalin e Korçës me plumbin në bark.
43-vjeçari hapi zjarr ndaj policisë të cilët ishin mobilizuar për kapjen e tij, ku për pasojë mbeti i vrarë efektivi i ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe u plagos efektivi tjetër, Edison Adri.
Braçellari ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve ndërsa ishte fshehur në një stan në Lozhan dhe refuzonte të dorëzohej. Policia i është kundërpërgjigjur me armë zjarri për ta neutralizuar, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me një plumb në pjesën e barkut./ZËRI
Poll