Aktualitet

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Azgan Mërnica me anti-plumb në gjyq, lihet në 'arrest me burg'

Mërnica ka shkuar sot në Gjykatë i veshur me anti-plumb, e në masa të rrepta sigurie për shkak se ka frikë se i rrezikohet jeta. 

k.m.
Vrau efektivin e “Shqiponjave”,  Azgan Mërnica me anti-plumb
Pamje nga salla e gjyqit

FIER- Azgan Mërnica ka dalë në gjyq dhe është njohur me masën e sigurisë, pasi ekzekutoi me një plumb pas koke efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia. Mërnica u la në masën e sigurisë "arrest me burg", me vendim të gjykatës. ZËRI ka mësuar se Mërnica ka shkuar sot në Gjykatë i veshur me anti-plumb, e në masa të rrepta sigurie për shkak se ka frikë se i rrezikohet jeta.

Por edhe se seanca ishte parashikuar të niste në orën 13:30, por ka nisur disa orë më pas pasi asnjë avokat nuk ka pranuar të marrë përsipër mbrojtjen e 23-vjeçarit. Madje as avokati i Popullit. Por në fund, çështjen e ka marrë përsipër avokati i caktuar kryesisht nga shteti, Arvenola Dolen, avokaten e caktuar kryesisht për realizimin e seancës së masës së sigurisë “arrest në burg”. 

MOMENTI ME VIDEO: 

Azgan Mërnica është vetëdorëzuar në policinë e Fierit mbrëmjen e 15 majit pas më shumë se 48 orësh. Ai u kthye në shtëpinë e dajës së tij në Dërmenas, pasi siç pranoi ishte edhe i uritur pasi kishte dy ditë pa ngrënë. Më pas, 23-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij. Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej. Në videon e publikuar ndërsa hipën në makinë për tu dorëzuar në polici, 23-vjeçari u shfaq i qeshur dhe i qetë. Ndërkohë Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB