Aktualitet

Vrau bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën burgim i përjetshëm për Fadil Kasemin

Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm.

F.I
Vrau bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë lë në fuqi
Fasil Kasemi

TIRANË-Gjykata e Larte ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fadil Kasemit, i fajësuar për vrasjen e bashkëshortes gjyqtare, Fildez Hafizi.

Në Gjykatën e Lartë, Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët dhe se duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm.

58-vjeçari më 31 gusht 2017, qëlloi me armë zjarri drejt nënës së dy fëmijëve të tij në zonën e ‘Xhamllikut’ në kryeqytet. Kasemi u fajësua për ‘vrasje për shkak të rrethanave familjare’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘rrëmbim personi’./ZËRI

Poll

MOS HUMB