Aktualitet

Vrau Alfred Dedjan, autori është kunati i Altin Hajrit që doli në dosjen e Jurgis Çyrbjas

Julian Gjoshi u vu në pranga më 19 janar të vitit 2021 teksa qarkullonte me makinë me armë zjarri në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Poshtë sediljes iu gjet një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

F.m
Vrau Alfred Dedjan, autori është kunati i Altin Hajrit që doli
Jurgis Çyrbja dhe Altin Hajri

TIRANË- Personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Alfred Dedjas rezulton të jetë Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit që doli edhe në përgjimet e zbërthyera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjoshi është gjithashtu një personme precedent penalë dhe emri i tij është lakuar në bisedat mes Hajrit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, në momentin që u vu në pranga në vitin 2021.

Julian Gjoshi u vu në pranga më 19 janar të vitit 2021 teksa qarkullonte me makinë me armë zjarri në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Poshtë sediljes iu gjet një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë pasagjeri u vu nën hetim në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.

Në këtë moment, arrestimi i kunatit, e vuri në lëvizje Altin Hajrin, i cili edhe vetë ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës në ambientet e kompleksit “Golden” në Shijak.

Hajri kontakton Çyrbjan dhe i kërkon ta ndihmojë me qëllim lirimin e kunatit.

“…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë “bolin” që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…,”- shkruan Hajri.

“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…,”- vijon Hajri në një tjetër mesazh drejtuar Çyrbjas.

Poll

MOS HUMB