
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Roan Brahimit disa ditë më parë në Greqi. Sipas Hoxhës, ai mund të jetë shitur nga të tjerët pasi nuk ishte e lehtë ta lokalizoje dhe ta vrisje. Ai tha se vrasja e Brahimit në Greqi ka lidhje me ekzekutimin e Gentjan Bejtjas disa muaj më parë në Larushk të Fushë Krujës, pasi personat e përfshirë në vrasjen e Bejtjas janë të afërm të Brahimit.
Artan Hoxha: Ai njihet me emrin Sidi, ka qenë i përfshirë në një ngjarje. Ky është thirrur në mirëbesim nga një kushëri, dhe ka shkuar me mirëbesim te Ervis Martinaj, kur ka shkuar e kanë marrë peng dhe është dhunuar. Ky u ka thënë nëse nuk më vrisni, nuk do flas. Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj. Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Knë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze. Sigurisht që këtë jetë që bënte i ndjeri, kishte një kosto, si financohej kjo kosto. Nga aktivitete që ai detyrohej t’i bënte kur ishte në kërkim. Në vrasjen e Gentjan Bejtjas, njerëzit që u arrestuan janë njerëz të afërm të Sidit. Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj.
Kush ishte Roan Brahimi?
Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.
Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.
Po ashtu, ky 32 vjeçar është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj. Krahu i djathtë i Ervis Martinaj u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij Klisman Preçi ndërroi jetë. Në të dy rastet, Roan Brahimi nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej jashtë shtetit./ZËRI