Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lames, Çervenkovski mohon gjithçka: Jam inxhinier, montoj kompjutera, jo bomba

Në seancën e sotme shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës, ka mohuar gjithçka, por jo njohjen me "të penduarin".

k.m.
Vrasja e Vajdin Lames,  Çervenkovski mohon gjithçka: Jam
Joshko Çervenkovski

TIRANË- Joshko Çervenkovski ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi është marrë në pyetje për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Artan Arsit në vitin 2005. Në seancën e sotme shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës, ka mohuar gjithçka, por jo njohjen me "të penduarin". Me Reçin, pretendoi se kishte një njohje të vjetër.

"Jam inxhiner elektrik, montoj kompjutera dhe jo bomba."

Dje, pasi u ndalua në Rinas të hënën, u shfaq papritur në seancën ndaj Emiljano Shullazit e Viktor Imerit. Pikërisht në sallë po pyetej 92-vjeçari Abedin Saliu, babai i Klodian Saliut, gjithashtu i vrarë nga banda e Durrësit në 25 shkurt 2005. Maqedonasi u ballafaqua në gjyq me të penduarin e këtij procesi, Luftar Reçi. 

Dëshmia e Luftar Reçit zbardhi ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt dhe me organizimin e operacionit “Asgjë nuk harrohet“, u ekzekutuan urdhër-arrestet janë ekzekutuar për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin. Ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB