Aktualitet

Vrasja e policit në Fier/ Zbardhen DETAJE, babai i efektivit dyshohet se ka vrarë Sali Harhullën në Has

Raportohet se babai i viktimës, i cili po ashtu ishte efektiv dhe punonte në sallën operative, ka vrarë Sali Harhullën në Has, vend ka ku kishin dhe origjinën.

Zeri
Vrasja e policit në Fier/ Zbardhen DETAJE, babai i efektivit dyshohet se ka
Novruz Cenalia

FIER- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Fierin këtë të hënë, ku efektivi i Forcave Shqiponja Novruz Cenalia u vra me armë zjarri nga Asllan (Azgan) Mernica. Raportohet se babai i viktimës, i cili po ashtu ishte efektiv dhe punonte në sallën operative, ka vrarë Sali Harhullën në Has, vend ka ku kishin dhe origjinën. Por pas ngjarjes ata ishin shpërngulur në Fier, për ti shpëtuar gjakmarrjes. 

Po ashtu raportohet se vëllai i autorit të ngjarjes, Asllan (Azgan) Mernicës, është i dënuar për një ngjaje të ndodhur në vitin 2019. Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë ngjyrë blu. Në ndihmë të bluve të Fierit kanë shkuar dhe Forcat RENEA./ZËRI

Poll

MOS HUMB