Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Më 3 dhjetor mbahet protesta e radhës, qytetarët marshim drejt ministrisë së Arsimit

Gjatë dy protestave të kaluara, prindërit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe kanë kërkuar më shumë siguri në shkolla.

I.F
Vrasja e Martin Canit/ Më 3 dhjetor mbahet protesta e radhës,
Protesta për Martin Canin

TIRANË- Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, në vend janë organizuar disa protesta. Aktivistët kanë lajmëruar se do të mbajmë sërish protestë më datë 3 dhjetor. Protesta e radhës do të mbahet më 3 dhjetor në orën 18:00, ku do të nisë prej shkollës “Fan Noli” dhe qytetarët do të marshojnë drejt ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Gjatë dy protestave të kaluara, prindërit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe kanë kërkuar më shumë siguri në shkolla.

Të hënën e 18 nëntorit, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. Që nga dita e ngjarjes deri më sot, i mituri ishte në spital, por sot është nisur për në Kavajë, në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB