Aktualitet

Vrasja e Bejtjas/ Autorët u siguruan për shenjestrën, kishin me vete FOTON! Çfarë u gjet në serë?

A e njihnin shenjestrën autorët e atentatit të Bejtjas?

f.t
Vrasja e Bejtjas/ Autorët u siguruan për shenjestrën, kishin me
Gentjan Bejtja

TIRANË-Vrasja e Gentjan Bejtjas ende nuk ka një autor, por vetëm dy të arrestuar lidhur me ngjarjen, Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun. Por kush është porositësi i vërtetë i ekzekutimit të Gentjan Bejtjas dhe a e njihnin shenjestrën autorët e atentatit? Nga hetimet rezulton se grupi i qitësve për t’u siguruar se kishin përballë tyre dhe nuk kishte më mundësi shpëtimi, e konfirmuan praninë e tij edhe me anë të një fotografie të Gentjan Bejtjas.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, brenda rrethimit banesës, afër murit jugor u gjet kufoma e shtetasit Gentjan Bejtja, ndërsa brenda një sere prej plasmasi, që ndodhet brenda oborrit u gjetën 46 gëzhoja si dhe një foto e seksit mashkull me përmasa 4×6 cm”, thuhet në dosjen e siguruar nga emisioni “Në Shënjestër”.

Shkak i atentatit dyshohet e kaluara e viktimës, por ende nuk ka një pistë për ngjarjen. Bejtja kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve.

42-vjeçari Bejtja u kishte shpëtuar deri më tani 3 atentateve. Më datë 4 Korrik të vitit 2023, atij iu bë një atentat jashtë ambienteve të banesës, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino, 29 vjeç dhe u plagosën Bejtja si dhe dy djemtë e këtij të fundit, 10 dhe 13 vjeç. Për ngjarjen, policia dyshoi tek Valter Bami, megjithatë ndaj këtij të fundit u ngrit vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje. Bami  qëndroi në qeli nën masën e arrestit me burg për 6 muaj. Më 18 Janar 2024, u la i lirë me arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës, për shkak të skadimit të afateve hetimore.

Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një tjetër atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka. Të dy ishin në një automjet kur u qëlluan me armë zjarri. Ngjarja mbetet e pazbardhur. Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016, kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Vetëm dy të arrestuar ka lidhur me ngjarjen, Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun. Ilir Beqaraj akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, ndëra Edison Haxhiu akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB