Aktualitet

Vrasja e Asllan Kërtushës, dorëzohet në Polici Gëzim Kajno, i kanë mbetur dhe 4 vite burg

Gëzim Kajno ka qëlluar për vdekje në vitin 2016 Asllan Kërtushën

E.K
Vrasja e Asllan Kërtushës, dorëzohet në Polici Gëzim
Gezim Kajno

DURRËS- Gëzim Kajno, i cili ka qënë i dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Asllan Kërtushës do të rikthehet në qeli, me një vendim të dhënë nga Gjykata e Lartë në Tetor të vitit të kaluar. Kajno është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit, pasi sipas Gjykatës së Lartë, duhet të vuajë edhe 4 vite burg, që i kishin mbetur nga dënimi.

Në vitin 2016, Gëzim Kajno vrau me armë shtetasin Asllan Kërtusha, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, pasi ky i fundit në gjendje të dehur, ishte konfliktuar me shtetasin Blendi Kajo, nipin e autorit të vrasjes. Në momentin që Kërtusha, në gjendje të dehur është nxjerrë jashtë lokalit, ai qëlloi me armë drejt Blendi Kajnos, ndërsa Gëzim Kajno i ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar duke plagosur rëndë Kërtushën, i cili më pas ndërroi jetën në sallën e operacionit në Spitalin e Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Autor i një vrasjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2016, ndalohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim.

Nga ky dënim, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K..

Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB