
LEZHË- Ruben Saraiva është zbuluar nga një gabim që e bëri vetë. 28-vjeçari portugez, i cili akuzohet si vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, teksa largohej nga vendi i krimit ka hequr maskën që e mbante në fytyrë. Pikërisht ky moment është fokusuar nga kamerat e sigurisë, pasi vrasësi me pagesë ka ekspozuar fytyrën e tij. Duke e bërë kështu më të thjeshtë punën për Prokurorinë e Lezhës që ta identifikonte. Me fytyrën e tij është bërë edhe lidhja me Edmond Haxhinë, i cili shkoi dhe e priti në aeroportin e Rinasit.
Ruben Saraiva u esktradua nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor 2023, pasi u vendosur në pranga në muajin maj në vendlindjen e tij, disa javë pas vrasjes së kreu në Lezhë. Për vrasjen e Ardian Nikualjt në Britaninë e Madhe janë arrestuar edhe pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi për në Shqipëri.
Porositës për vrasjen e Nikulajt dyshohet të jetë Edmond Haxhia, i cili prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe.
Vrasja e Nikulajt pasoi disa ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende pa autor. Në korrik të vitit 2023 në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor të po atij viti, u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve të këtyre ngjarjeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj. Rindezja e konfliktit mes 2 fiseve përkon me vrasjen e Ardian Nikulajt u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin të Lezhës, kur portugezi Saraiva, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelekë kamuflazhi, hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend./ZËRI