Aktualitet

Vrasja e Adrian Pepkolajt në Tropojë pas sherrit për muzikën, vetëdorëzohet në Polici Saimir Sadiku

Sherri mes viktimës dhe autorit, si dhe personave të tjerë që ishin së bashku në lokal me ta, dyshohet se ka ndodhur për muzikën, ndërsa Sadiku në momentin e krimit ka qenë në gjendje të dehur

E.K
Vrasja e Adrian Pepkolajt në Tropojë pas sherrit për
Viktima, Adrian pepkolaj

TIRANË- Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës Saimir Sadiku, autori i vrasjes së ndodhur në datën 11 Korrik në Tropojë, ku mbeti viktimë shtetasi Adrian Pepkolaj, dhe u plagosën disa të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 11 Korrik në Tropojë, në ambientet e një lokali, ku 40-vjeçari Saimir Sadiku goditi me mjete prerëse 24-vjeçarin, Adrian Pepkolaj, vëllain e këtij të fundit, 32-vjeçarin Valentin Pepkolaj dhe 45-vjeçarin Shkelzen Kuka.

24-vjeçari Adrian Pepkolaj u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën, ndërsa Saimir Sadiku prej më shumë se një muaj ndodhej në arrati.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga shtetasi S. S., i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.  

Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë. 

Një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi 5 shtetas që përkrahën shtetasin S. S., pas vrasjes me mjete prerëse të 24-vjeçarit dhe të plagosjes së dy shtetasve të tjerë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale "Vrasja me dashje".

Shtetasi S. S. akuzohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Personat e tjerë që u arrestuan pas ngjarjes, si bashkëpunëtorë janë:

-Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB