Aktualitet

Vrasësit e Nikulajt në gjykatë, Londra vendos datën e nisjes së ekstradimit

Shqipëria do ta mësojë vendimin e gjykatës së Londrës nëse do të jetë në favor apo jo të ekstradimit të tyre fundin e muajit Prill.

f.t
Vrasësit e Nikulajt në gjykatë, Londra vendos datën e nisjes
Ardian Nikulaj

BRITANI E MADHE- Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin me 19 prill te vitit 2023.

25 Marsi është data e nisjes se shqyrtimit të kërkesës së shtetit shqiptar dhe procesi parashikohet të zgjasë 7 ditë. Edmond Haxhia i kërkuar nga drejtësia shqiptare nën dyshimin se organizoi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, u paraqit në gjykatë përmes video link nga burgu  Wandsworth  në Londër ku mbahet në paraburgim. Edhe Thomas Mithan  bashkë me Steven Hunt iu bashkuan seancës po nga burgu Wandsworth me video-link.

Hetimet e prokurorisë së Lezhës për këtë vrasje kanë mbërritur në përfundimin se katër britanikët erdhën në Shqipëri dhe dyshohet se vepruan për të mbajtur në vëzhgim viktimën. Shqipëria do ta mësojë vendimin e gjykatës së Londrës nëse do të jetë në favor apo jo të ekstradimit të tyre fundin e muajit Prill.

Edhe nëse vendimi do të jetë pro ekstradimit të katër britanikëve dhe shqiptarit Edmond Haxhia, beteja ligjore do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit. Në këto kushte, të kërkuarit e kësaj dosje nuk do të jenë në dispozicion të drejtësisë shqiptare deri në fund të këtij viti.

Poll

MOS HUMB