Aktualitet

Vranësira të lehta dhe erë në bregdet, parashikimi i motit për fundjavën

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, ndërsa në bregdet do të jetë më e shpejtë.

F.m
Vranësira të lehta dhe erë në bregdet, parashikimi i motit
Moti

TIRANË- Fundjava vjen me kushte të qëndrueshme atmosferike, por dhe me praninë e vranësirave të lehta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak na bën me dije se në orët e para të mëngjesit do të ketë prani të mjegullës së dendur. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, ndërsa në bregdet do të jetë më e shpejtë.

Parashikimi:

Ashtu si prej disa ditësh tashmë, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës me rrahje era në lugina dhe bregdet me shpejtësi deri në 6-10 m/s.

Poll

MOS HUMB