Aktualitet

Vranë një bashkatdhetar, dënohen me nga 18 vjet për vëllezërit shqiptarë, Ilmi dhe Klinton Rakipaj

Më 23 korrik 2024, tre persona iu afruan për t'i kërkuar sqarime, e cila përfundoi në një përplasje, në të cilën u vra Albert Deda, 24 vjeç

F.m
Vranë një bashkatdhetar, dënohen me nga 18 vjet për
Padova

ITALI- Tetëmbëdhjetë vjet burg për secilin. Ky është dënimi i shqiptuar në gjykatë nga gjyqtarja kundër Klinton dhe Ilmi Rakipaj, vëllezër me origjinë shqiptare - përkatësisht 20 dhe 25 vjeç – të akuzuar për vrasje me dashje, tentativë e dyfishtë dhe armëmbajtje me thikë. Dënimi, me procedurë të shkurtuar ka ardhur në orët e para të pasdites të së martës më 19 nëntor, pasi u refuzua kërkesa e avokatit mbrojtës Stefano Marrone për arrest shtëpiak për shkak të rrezikut të arratisjes.

Klinton Rakipaj do të vuajë dënimin në Pio. Jo vetëm kaq, dy vëllezërit do të duhet të dëmshpërblejnë me 300 mijë euro secilin nga dy personat e plagosur rëndë në përleshjen e ndodhur më 23 korrik të vitit të kaluar në via Dorighello, në lagjen Forcellini, si dhe të japin një total prej 500 mijë euro për prindërit e Albert Dedës, 24-vjeçari bashkëkombës që mbeti i vrarë me një plagë në zemër.

Ngjarja tronditi të gjithë qytetin në atë që dukej si një e dielë vere e qetë dhe me diell. Klinton dhe Ilmi Rakipaj, të cilët jetonin në numrin 8 në via Dorighello, u vizituan nga tre persona pasi kishin refuzuar të strehonin një nga bashkatdhetarët e tyre, i cili kishte mbërritur një ditë më parë. Një gjest i pritur keq nga treshja: mes tyre ishte edhe Albert Deda, i cili i njihte mirë dy vëllezërit pasi më parë kishte qenë shoku i tyre i dhomës. Klinton dhe Ilmi Rakipaj zbritën më pas në sallën e hyrjes së godinës dhe në pak çaste nga fjalët kaluan në veprime: dy vëllezërit, të armatosur me thika goditën për vdekje shokun e tyre 24-vjeçar dhe plagosën rëndë dy bashkatdhetarët e tjerë, përkatësisht 26 dhe 28 vjeç, duke i lënë të gjakosur në tokë.

Edhe ata u plagosën ndonëse më lehtë dhe avokati mbrojtës Stefano Marrone foli disa herë për një çelës të përdorur si armë nga një nga tre burrat e tjerë, por që “u zhduk në ajër".

Ata u arrestuan në kryqëzimin e autostradës Villesse nga policia rrugore e Palmanovës dhe Gorizias, duke u vënë kështu para drejtësisë. Pavarësisht se Klinton dhe Ilmi Rakipaj rrezikonin një dënim më të rëndë, avokati i tyre mbrojtës do të apelojë “por jo para se të ketë lexuar arsyet e dënimit, i cili do të depozitohet brenda njëzet ditësh”.

Poll

MOS HUMB