Aktualitet

Vlora po thyen rekord! Ndër 5 vendet më trend të 2024

Uji dhe relaksimi janë gjithmonë zgjedhje të njohura për 'arratisje', ndaj nuk mungon edhe Vlora. Pritet që qyteti i jugut të vendit të jetë ndër më të kërkuarit në këtë.

k.m.
Vlora po thyen rekord! Ndër 5 vendet më trend të 2024
Vlorë

TIRANË- Booking.com ka zbuluar destinacionet kryesore që janë kthyer në trend për vitin 2024. Në vendin e parë e mban Beppu, i cili ndodhet në ishullin Kyushu në Japoninë jugperëndimore. Vendi ka një pasuri të burimeve gjeotermale që i kanë "dhuruar" titullin e kryeqytetit e "onseneve" (burimet e nxehta) të Japonisë.

GRAFIKA

 Vlora po thyen rekord! Ndër 5 vendet më trend të 2024

Por Beppu nuk është as kryeqyteti i vetëm i 'SPA' në listë, Rotorua në Zelandën e Re është gjithashtu e famshme për burimet vullkanike. Uji dhe relaksimi janë gjithmonë zgjedhje të njohura për 'arratisje', ndaj nuk mungon edhe Vlora. Pritet që qyteti i jugut të vendit të jetë ndër më të kërkuarit në këtë. Sidoqoftë, nëse jeni duke kërkuar për një dozë kulture, qytetet piktoreske evropiane të Valkenburg në Holandë dhe Chemnitz në Gjermani janë perlat fantastike të fshehura që presin të eksplorohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB