VLORË- Qyteti bregdetar i Vlorës po përballet me një problematikë serioze ditët e fundit, mungesa e furnizimit të ujit të pijshëm. Mësohet se prej 3 ditësh qytetarët e Vlorës ndodhen në situatë të vështirë, ndërsa janë shprehur për mediat se kjo nuk është normale për nje qytet turistik. Sipas tyre është e papranueshme dhe alarmante, teksa kërkojnë të merren masa të menjëhershme.
Në kushte të tilla, qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm. Ata janë drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pishëm.
Ndërkohë, lidhur me situatën ka reaguar edhe Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, i cili ka pohuar se po punohet për riparimin e defektit. Duke qenë se ndërhyrja ka qenë e vështirë, Murati thekson se po punohen për gjetjen e një rruge alternative për furnizimin e qytetarëve me ujë, ndërsa furnizimi me ujë rrezikon të mos rikthehet as mbrëmjen e sotme./ZËRI