Aktualitet

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Jole: Po punojnë 150 forca, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen

Ai bën me dije se ndërhyrja vijon edhe sot me instensitet të lartë, ku 150 forca po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa thotë se janë favorizuar edhe nga ulja e temperaturave.

zh.ll
Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Jole:
Foto nga aksioni i ndërhyrjes së forcave

KORÇË- Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës vijon të jetë aktiv, ndërsa Prefekti Nertil Jole, ka dhënë detaje në lidhje me situatën. Ai bën me dije se ndërhyrja vijon edhe sot me instensitet të lartë, ku 150 forca po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa thotë se janë favorizuar edhe nga ulja e temperaturave. Përmes një postimi në rrjete sociale, Jole njofton se ndërhyrja ka filluar që në orën 5:00, por terreni i thepisur ka krijuar vështirësi. Megjithatë, ai thekson se forcat janë të angazhuara për të evituar rrezikun e shtrijes së zjarrit. 

Postimi i plotë:

Rreth 50 forca nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Pustec, stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura, ushtrisë, kanë filluar ndërhyrjen edhe sot që në orën 5:00 për neutralizimin e sipërfaqes së prekur nga zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës.

Terreni i sipërfaqes ku ka prezencë të disa vatrave të zjarrit është i thepisur dhe krijon vështirësi, por forcat janë të angazhuara në më të mirën e mundësive të tyre për të evituar rrezikun e shtrirjes së zjarrit në pjesë të paprekura të kurorës së gjelbër dhe idealisht fikur çdo vatër brenda ditës së sotme.

Poll

MOS HUMB