
ITALI- Një sherr në një qendër bastesh në Itali mes një shqiptari dhe një italiani çoi në plagosjen rëndë të këtij të fundit. Ngjarja ndodhi pasditen e 1 prillit në Villagrazia di Carini, Palermo, por vetëm mbrëmjen e djeshme, shqiptari është vendosur në pranga. Ndërsa mediat italiane kanë publikuar pamjet e sherrit në fjalë, ku duket momenti kur qëllohet me thikë 53-vjeçari, i cili po ashtu si shqiptari, nuk janë identifikuar me emër. Po mësohet se të dy ishin fqinj me njëri-tjetrin, dhe shkak për sherrin dyshohet të jenë bërë mosmarrëveshjet që kishin me njëri-tjetrin për shkak se jetonin në të njëjtën ndërtesë.
Debatet kanë vazhduar derisa të dy u vazhduan rastësisht në qendrën e basteve dhe aty ka shpërthyer debati.
VIDEOJA E PëRPLASJES:
Viktima është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Villa Sofia pas plagëve që i shkaktuan 20 të prera thike, dhjetë prej të cilave i ka marrë në bark, të tjerat në krahë dhe duar. Personeli shëndetësor nuk e komenton gjendjen e tij deri sa të ketë përfunduar një operacion urgjent. Më pas, do të zbulojë më shumë për gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI