Aktualitet

VIDEO/ Policia Rrugore shpëton familjen e bllokuar në mes të dëborës në Berat

Sipas informacionit zyrtar, familja nga Berati, kishte udhëtuar drejt malit të Tomorrit dhe në kthim për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, automjeti i tyre kishte xhiruar dhe për pasojë kishte pësuar dëmtime në goma, duke e bërë të pamundur lëvizjen drejt qytetit të Beratit.

F.m
VIDEO/ Policia Rrugore shpëton familjen e bllokuar në mes të
Makina

BERAT- Një familje me dy fëmijë të mitur është shpëtuar nga forcat e policisë mbrëmjen e sotme. Familja ishte bllokuar në aksin rrugor Poliçan-Mali i Tomorit, në vendin e quajtur “Gjurma”. Efektivët e Policisë Rrugore panë një automjet që kishte ndaluar në rrugë dhe brenda kishte pesë persona, mes tyre dhe dy fëmijë.

Sipas informacionit zyrtar, familja nga Berati, kishte udhëtuar drejt malit të Tomorrit dhe në kthim për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, automjeti i tyre kishte xhiruar dhe për pasojë kishte pësuar dëmtime në goma, duke e bërë të pamundur lëvizjen drejt qytetit të Beratit.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor i  transportuan me automjetin e tyre deri në banesë shtetasit që ndodheshin në automjet,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Poll

MOS HUMB