Aktualitet

VIDEO- Policia bllokon hyrjet, PAMJET nga vendi ku u gjet trupin i pajetë i recepsionistit në Dhërmi

Në videon e siguruar shihet se policia ka bllokuar hyrjet për tek vendi ku u gjend trupi në afërsi të urës së fshatit Iljaz.

f.t
VIDEO- Policia bllokon hyrjet, PAMJET nga vendi ku u gjet trupin i pajetë i
PAMJE NGA VENDNGJARJA

HIMARË- Janë publikuar pamjet nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, i cili u vra në orët e para të ditës së djeshme në hotelin në Dhërmi ku punonte si recepsionist. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje, duke shkuar në fshatin Vuno. Në videon e siguruar shihet se policia ka bllokuar hyrjet për tek vendi ku u gjend trupi në afërsi të urës së fshatit Iljaz.

Policia prej ditësh së djeshme nisi intesivisht kërkimet për gjetjen e trupit të tij, pasi nga kamerat filmike rezultonte se ai ishte vrarë brenda hotelit, nga njëri prej pronarëve, shtetasi Gerald Shehu. Ky i fundit, pas vrasjes e ka hedhur trupin në afërsi të Vunoit, dhe më pas u arratis drejt Greqisë, ku u vu në pranga në aeroportin e Korfuzit./ZËRI

Poll

MOS HUMB