Aktualitet

VD- Shkrumbohet godina e bar-lulishtes “Butrinti” në qendër të Sarandës

Bari në fjalë ka qenë më herët ish-godina e Këshillit të qytetit

E.K
VD- Shkrumbohet godina e bar-lulishtes “Butrinti” në
godina ne flake

SARANDË- Godina e bar-lulishtes 'Butrinti' në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Siç shihet dhe nga pamjet më poshtë, godina është shkrumbuar totalisht, edhe pse zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes që prej minutave të para. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që episodi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve të pranishëm në rrugë. 

Bari në fjalë ka qenë më herët ish-godina e Këshillit të qytetit. Përpos lokalit, edhe objekte të tjera janë të rrezikuara nga zjarri.

'Bar Lulishte Butrinti' nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluara. Ai është një pjesë e bukur e historisë shqiptare, ku janë xhirua filmi shumë i dashur "2 herë Mat". Objekti kanë një hapësirë  rreth 200 m2  me sipërfaqe trualli prej 700 m2.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB