Aktualitet

VD- Sherri me thika i filmuar, si ndodhi plagosja me thikë mes shqiptarëve në Greqi

Artur Mitro është qëlluar disa herë me thikë nga bashkëatdhetari i tij, duke marrë disa plagë në trup.

k.m.
VD- Sherri me thika i filmuar, si ndodhi plagosja me thikë mes
Pamje nga sherri

GREQI- Një sherr banal mes disa shqiptarëve në Greqi ka degraduar në përdorimin e thikave. Ngjarja e rëndë është shënuar në Pire, ku si pasojë i plagosur ka mbetur shqiptari Artur Mitro nga Berati. Sipas të dhënave paraprake, Mitro është qëlluar disa herë me thikë nga bashkëatdhetari i tij, duke marrë disa plagë në trup. Megjithatë, aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikur për jetën. 


Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë që "Top Channel" ka siguruar pamje ekskluzive nga plagosja me thikë në Pire të Greqisë pas një sherri banal mes dy shqiptarëve. Në pamjet e mësipërme, dy personat që përleshen mes tyre, derisa njëri nxjerr një thikë dhe qëllon disa herë Mitron, i cili bie në tokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB