
SHKODËR- Pamjet e mëposhtme vijnë nga qyteti i Shkodrës, ku polumbarët e RENEA-s, së bashku me peshkatarë dhe banorë të zonës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur, të cilët janë hedhur disa ditë më parë nga ura e Bunës.
Në ndihmë të polumbarëve, pritet që të mbërrijnë dhe forcat e ushtrisë, pasi deri tani kërkimi për trupat e 3 personave ka dështuar. Sipas banorëve të zonës, por edhe peshkatarëve, nxjerrja e trupave në breg do të jetë e vështirë për shkak të temperaturave të ulëta që ka uji në lumin Buna.
Ndërkohë bashkëshorti i Almës, dhe babai i 3 fëmijëve të mitur, Erdgys Arrazi është i arrestuar nga policia, nën akuzën se ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes. Konfliktet dhe tradhtia në çift deri tani përfliten si shkak për ngjarjen që ka tronditur Shkodrën dhe mbarë opinionin publik./ZËRI