
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka prerë "fletë-arresti" për një megaaksion me bazë në Fushë Kuqe. Sipas të dhënave paraprake, raportohet se aksioni është vijim i operacionit "Flakë në det", i këtij viti. Në pranga përfunduan: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza. Operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë rë lëvizjën me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.
Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në veliera, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.
Mesa duket kjo metodë trafiku droge, edhe pse është kapur njëherë, sërish është përdorur nga "transportuesit"./Zëri.ai