Aktualitet

Vangjel Tavo përfundon në SPAK: U pyeta si person që kisha dijeni

Tavo u mor në pyetje për rreth 60 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme

E.K
Vangjel Tavo përfundon në SPAK: U pyeta si person që kisha dijeni
Vangjel Tavo

TIRANË- Prefekti i Vlorës, dhe njëherësh ish-deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Vangjel Tavo, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Tavo është marrë në pyetje për rreth një orë nga Prokurorët e Posaçëm.

Teksa u pyet nga gazetarët në dalje të SPAK, mbi arsyen që ishte thirrur për t’u marrë në pyetje, Tavo tha se lidhej me një kallëzim të bërë në vitin 2021.

"Isha si person në dijeni për një kallëzim. U pyeta për një kallëzim që kam bërë në 2021", ka thënë Tavo shkurtimisht për mediat. 

Vangjel Tavo mori postin e prefektit të  Vlorës në mars të këtij viti. Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim zëvendësoi në detyrë Flamur Mamaj.

Në ditët e para të janarit emri i Vangjel Tavos u shfaq në të përditshmen greke “Kathemirini”.

Ajo pretendonte se kryeministri Edi Rama i kishte propozuar për të marrë drejtimin e përkohshëm të bashkisë së Himarës. Sipas gazetës, kjo lëvizje do të shërbente në zgjidhjen e ngërçit me Greqinë për shkak të çështjes “Beleri”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB