
GREQI- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është stabël. Kryepeshkopi Anastas Janullatos po ndiqet nga mjekët specialistë, në spitalin "Ungjillëzimi” Athinë. Ai u zhvendos një ditë më parë pasi pësoi hemorragji në stomak.
Njoftimi:
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.
Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialist.
Kryebashkiaku Janullatos u shtrua në një spital në Tiranë më 30 dhjetor pasi kishte një grip sezonal. Por, situata e tij shëndetësore u përkeqësua.