Aktualitet

‘U përlesha me të tre grabitësit’, pronarja e argjendarisë: E trashën zërin që të mos i dalloja

Sasia e floririt të marrë dyshohet se është 1.5 kilogramë sipas dëshmisë së pronares

E.K
‘U përlesha me të tre grabitësit’, pronarja e
Grabitet argjendaria

TIRANË- N.S, 59-vjeçe, pronare e argjendarisë që ra pre e grabitjes gjatë pasdites së djeshme në Kamëz, ka dhënë dëshminë e saj përpara grupit hetimor, ku ka zbuluar se sasia e floririt që i është marrë është 1.5 kilogramë. Ajo ka treguar se kjo ishte hera e parë që biznesi i familjes binte pre e grabitjes, ndërkohë që në moment në dyqan ishte së bashku me nusen e djalit të saj.

59-vjeçarja ka treguar se menjëherë pasi janë futur në dyqan, grabitësi i parë i ka drejtuar armën duke i kërcënuar se do i vrisnin. Ajo thotë se nuk ka kuptuar dot dialektin e grabitësve për shkak se ata kanë tentuar që të ndryshojnë zërin gjatë komunikimit.

Sasia e floririt të marrë dyshohet se është 1.5 kilogramë sipas dëshmisë së pronares. 

“Ka ndodhur rreth orës 17:15, hera e parë që na ndodh diçka e tillë. Ata ishin 4, shoferi i BMW qëndroi në makinë, te grabitësit hynë në argjendari njëri pas tjetrit, me maska me doreza dhe të tre të veshur me të zeza komplet. Argjendaria ka dy kamera jashtë dhe dy brenda, filmimet i ka policia, na ka sekustruar DVR-në. Unë N.S, 59 vjeçe dhe nusja e djalit E.S 31 vjeçe kemi qenë këtu kur ndodhi ngjarja. Veprimi i parë që bëri grabitësi ishte drejtimi i armës nga ne dhe tha: Duart lart se ju vramë.

Nuk kam thënë në polici që kishte dialekt jugor, ai e trashi zërin enkas që të mos dallohej, ndërsa dy të tjerët nuk folën fare dhe nuk u përmend asnjë emër mes tyre. Nuk kam kuptuar asnjë dialekt nga ata. Jam përleshur me grabitësin që mbante armë, më shtyu më hodhi në tokë, u përlesha dhe me dy të tjerët që t’i ndaloja të vidhnin, por më shtynë. U dorëzova, mbrojta nusen e djalit te cilën e futa te dhoma pas. Ata hynë lirshëm dhe dolën lirshëm pasi nuk kemi sistem që i ndalon ata të hapin derën si nga jashtë dhe nga brenda.

Nga një llogari paraprake që kemi bërë konstatojmë mbi 1.5 kg flori të vjedhur, unaza, varëse, byzylykë dhe vathë, disa ishin të veçantë të personalizuar me porosi, dhe kushtojnë, rreth 50.000 euro dëm. Jemi të frikësuar se mos autorët nuk kapen dhe kjo gjë përsëritet. Banakun e kemi boshatisur s’kemi mall në vitrinë”, ka deklaruar pronarja e argjendarisë.

Dinamika 

Grabitja e argjendarisë në Kamzë mbrëmjen e të martës ndodhi për 20 sekonda. Kjo sipas asaj që hetuesit kanë vënë re nga pamjeve e fiksuara nga kamerat e sigurisë. Dy prej autorëve tyre ishin të pajisur ishin të pajisur, njëri me një armë të ngjashme me një kallashnikov, ndërsa tjetri mbante në dorë një vare. Grabitësi e tretë kishte në dorë një çantë për të marrë bizhutë.

Në grabitjen e argjendarisë dyshohet se kanë marrë pjesë 4 persona. Pasi kanë marrë bizhuteritë e vendosura në vitrinë, të gjithë kanë hipur në mjetin që kishin me vete, një BMW të bardhë dhe janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Një tjetër detaj është se targat që kishin vendosur në automjetin tip BMW X6, i përkasin një automjeti tjetër tip Hyundai.

Sipas Policisë, këto targa janë kopjuar nga autorët dhe janë vendosur në mjetin e tyre me qëllim për të zhdukur gjurmët teksa largoheshin në drejtim të Laknasit drejt Fushë Krujës, prej edhe nga vinin.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB