Aktualitet

U mor i pandehur nga SPAK, Duro: Kam firmosur çdo gjë që kërkon ligji

Duro shprehet se nuk bëhet fjalë në asnjë moment që ai të ketë shpërdoruar detyrën.

F.m
U mor i pandehur nga SPAK, Duro: Kam firmosur çdo gjë që
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro

DEVOLL- Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro ka deklaruar se ai ka ndjekur të gjitha procedurat conform ligjit, përsa i përket autorizimit për shitje të një karburanti, për të cilin akuzohet se e ka licensuar në mënyrë të paligjshme. Pasi u mor i pandehur nga SPAK, Duro shprehet se nuk bëhet fjalë në asnjë moment që ai të ketë shpërdoruar detyrën.

“Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit "Genci Petrol". Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie,”- është shprehur Duro.

Sot, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro. Duro akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Duro dyshohet se ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje. 

Poll

MOS HUMB