
BRITANI- Marisol Bezati, 20 vjeç është dënuar këtë të hënë me 1 vit e gjysëm burg nga gjykata britanike pasi u kap në "shtëpi bari" në Peterborough, në veri të Anglisë. I riu kishte ngritur një punishte kanabisi me vlerë rreth 175,000. Pamjet e publikuar nga mediat britanike tregojnë të riun shqiptar të ulur në divan në momentin që efektivët shpërthejnë derën dhe futen brenda. Pasi shikon policët i riu qan dhe thotë se nuk flet anglisht.
Policia: Policia! Policia, duart lart! Rri aty ku je! Ulu, mos lëviz. Kemi urdhër që të kontrollojmë të gjithë godinën. Relax, relax. Vetëm ti je këtu?
Shqiptari: Ma falni!
Policia: Je nën arrest për kultivim droge.
Shqiptari: Unë nuk flas anglisht.
Në banesën e të riut, efektivët sekuestruan 206 rrënjë kanabis, të cialt ishinë në proces rritjeje. Ata ishin të vendosura në dhomat e gjumit dhe në papafingon e banesës./Zëri.ai