Aktualitet

U helmuan në fabrikë, shtohet numri i të shtruarve, 11 punonjës në spital

Edhe sot, vazhdon puna si normalisht.

k.m.
U helmuan në fabrikë, shtohet numri i të shtruarve, 11
Urgjenca Fier

FIER- Ka shkuar në 11 numri i të shtruarve në Urgjencën e Fierit. ZËRI mëson se edhe gjatë ditës së sotme në spitalin rajonal të Fierit, janë paraqitur të tjerë punonjës të kompanisë që prodhon pajisje elektrike për automjete për të kërkuar ndihmë mjekësore. Helmimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e përdorimit të një substance kimike gjate një procesi të ri pune, u intoksifikuan disa punonjës.

Deri më tani detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë vetëm nëndrejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Erblin Dollkau. Në një prononcim që ai ka bërë për mediat, Dollkau ka bërë me dije se pacientët që kanë shkuar në spital ditën e sotme, janë paraqitur me shenja të lehta intoksikimi. Por sqaron se të gjithë janë duke marrë ndihmën e parë mjekësore dhe nuk ndodhen në rrezik për jetën. 

“Aktualisht deri më tani janë paraqitur 11 pacientë, me shenja të lehta të intoksifikimit. Deri më tani menaxhimi i situatës por realizohet me analiza përkatëse. Nuk paraqet asnjë gjendje të rëndë që mund t'u rrezikojë jetën. Do e shohim deri në fund të ditës. Se çfarë ka ndodhur ne nuk e dimë. Kanë shenja të lehta të irritimit, skuqje të lehta, edema të lehta të largut, por jo problematike. Sa kanë ardhur dhe po kompletohen me analiza. Kanë ardhur nga puna. Me rrobat e punës kanë ardhur,”- tha Dollaku.

Ditën e djeshme, 8 punonjëse të kësaj kompanie përfunduan në spital si pasojë e rekasionit nga lëndët kimike që përdoren gjatë procesit të punës në kompaninë. Por mesa duket edhe sot në këtë fabrikë, pavarësisht se dje në kompani ndodhi helmim masiv, sot vazhdohet normalisht me punën. Megjithatë sërish ka probleme, pasi sot janë helmuar punonjës të tjerë duke shtuar bilancin. Lidhur me ngjarjen, Policia bëri dje një sqarim zyrtar, por duket se sot ka lejuar që në kompani të vazhdojë puna./ZËRI

Poll

MOS HUMB