
GREQI- Një kontroll i rastësishëm i grupit "DI.AS." në Selanik ka vendosur në pranga një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet njihej me tre emra të ndryshëm dhe pak kohë më parë kishte arritur t'i arratisej uniformave blu. Por mediat greke, nuk e kanë bërë me dije identitetin e tij. I akuzuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por është arritur që të ndalohet edhe pse po fshihej pas një shkurreje.
Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (17/11) kur policët e ekipit të DI.AS. ata panë një makinë makinë që lëvizte në zonën e Nikopolis dhe vendosën ta ndalonin për kontroll. Brenda automjetit ndodheshin tre persona.
Gjatë kontrollit u konstatua se pasagjeri ishte dënuar për vrasje nga pakujdesia, por ishte liruar me kusht. Por sërish punonjësit e policisë vazhdonin kontrollin për pjesën tjetër të pasagjerëve dhe nga përvoja e tyre kuptuan se i huaji i ulur në sediljet e pasme dukej i shqetësuar. Por zbuluan se shqiptari ishte i njohur për autoritetet.
Vetëm 1 muaj më parë, i akuzuari ishte ndjekur me veturën të cilën dyshohet se drejtonte dhe kishte arritur t'i shpëtonte Policisë për shkak se ishte me shpejtësi në një zonë urbane dhe Policia e kishte lënë të iikte për të mos rrezikuar shoferët e tjerë dhe qytetarët kalimtarë.
“E kuptuam që ishte i njëjti person, por për një moment u hutuam nga fakti që na tregoi një kartë identiteti, e cila natyrisht rezultoi false. Sapo shkuam për ta arrestuar, ai rezistoi duke mos i vënë duart pas dhe nisi të vraponte për të shpëtuar. E ndoqa qindra metra në këmbë por nuk e arrita. Një koleg është nisur me motorin e shërbimit dhe më pas u fsheh në një shkurre. Ai mendoi se ne nuk e vumë re. Sapo mbërritën kolegët, ne e befasuam dhe sapo i vendosëm prangat, ai filloi të na gjuante me shqelma,”- tha në dëshminë e tij polici.
Shqiptari u dënua me 18 muaj burg me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes. Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë masa lehtësuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg./Zëri.ai