Aktualitet

U dënua me 20 vite, Apeli e shpalli të pafajshëm/ Gjykata e Lartë rikthen në gjykim dosjen e Ergys Kolaverit

Kolaveri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 20 vite burg për veprat penale 'Vrasje për gjakmarrje' mbetur në tentativë 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit' si dhe 'Plagosja e rëndë me dashje'.

M.K.
U dënua me 20 vite, Apeli e shpalli të pafajshëm/ Gjykata e
foto

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rigjykim në Apel çështjen penale ndaj Ergys Kolaverit i cili fillimisht ishte dënuar me 20 vite burg por më pas u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit. Treshja penale e përbërë nga Ilir Panda, Sander Simoni dhe Valbon Çekrezi ka prishur vendimin e Apelit të datës 26 tetor 2022 duke urdhëruar rishqyrtimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykuese.

Kolaveri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 20 vite burg për veprat penale 'Vrasje për gjakmarrje' mbetur në tentativë 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit' si dhe 'Plagosja e rëndë me dashje'.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 30 korrik 2016 në ambientet e ajrimit të burgut të Vaqarrit. Rreth orës 16:31 Lili Dulaj u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur. Sipas hetimeve, ai nuk ishte personi që dyshohej se ishte objektivi i sulmit.

Në atë kohë dyshimet e autoriteteve u përqendruan te Ergys Kolaveri i cili akuzohej se kishte vepruar për motive hakmarrjeje ndaj Gazmir Dacit. Daci ndodhej në qeli për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Robert Kolaverit ngjarje që kishin nxitur konfliktin mes familjeve Daci dhe Kolaveri. Pas përfundimit të gjykimit në Shkallën e Parë, çështja kaloi në Apel, ku Kolaveri u shpall i pafajshëm me vendimin e vitit 2022. Pikërisht ky vendim tashmë është prishur nga Gjykata e Lartë.

Ndërkohë Ergys Kolaveri kishte lënë qelinë më 16 janar 2020 pasi gjyqtarët konstatuan se kishte humbur fuqinë masa e sigurisë e caktuar ndaj tij.

Me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë dosja do të rikthehet në Apel ku do të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB