Aktualitet

U dëmtua nga makineria në punë, vdes punëtori në Divjakë (Emri)

Punëtori 53-vjeçar që ndërroi jetë punonte në fabrikën e Ristan Jankos.

D.XH
U dëmtua nga makineria në punë, vdes punëtori në
Policia

DIVJAKË – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë. Një punëtor 53-vjeçar i quajtur Ilir Lena ka ndërruar jetë, pasi u dëmtua nga makineria e fabrikës, ku punonte. Fabrika paketon fruta-perime dhe është në pronësi të shtetasit Ristan Janko.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.                

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vdekja e punëtorit, kolegët të përlotur: Në fabrikë punonte prej vitesh

53-vjeçari Ilir Lena humbi jetën nga një aksident në punë në një fabrikë në Divjakë. Kolegët e tij, të përlotur për ngjarjen e rëndë, kanë thënë se ai ishte prej vitesh punëtor në fabrikë. Sipas tyre, Lena nuk do ketë pasur mendjen dhe është aksidentuar nga një pajisje. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB