FIER- Mjeku imazherist në Spitalin Rajonal të Fierit, Gëzim Taullaj, i cili u arrestua disa ditë më parë, nuk është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, për masën e sigurisë. Sipas burimeve, mjeku ka munguar në seancë për arsye shëndetësore, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij Xhevair Morina.
Ndaj mjekut rëndojnë veprat penale "Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
66-vjeçari Gëzim Taullaj u arrestua pasi iu merrte rryshfet pacientëve për të kryer ekot. Hetimet zgjatën 4 muaj, ndërsa mjeku u kap në flagrancë teksa i merrte lekë pacientit që do të kryente ekon abdominale. Gjatë orarit zyrtar të punës ai gjithashtu, vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.
