Aktualitet

U arrestua me urdhër të SPAK, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

KLP ka vendosur në mënyrë unanime pezullimin e Zarkës nga funksioni i drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës

E.K
U arrestua me urdhër të SPAK, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin e
Aurel zarka

TIRANË- Pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga puna drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Xarka.

Vendimi i KLP-së erdhi pas arrestimit të Zarkës me urdhër të SPAK, i dyshuar për ushtrim ndikim të paligjshëm në të paktën 8 raste, 4 prej të cilave kishin të bënin me dosjen “Toyota Yaris”, dhe personat e lidhur me të.

Përveç Zarkës, i cili u vu në pranga, SPAK, ka shpallur në kërkim ish-oficeren e Policisë Gjyqësore pranë Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, avokatin Radovan Çela dhe shtetasin Astrit Vladi.

Në një njoftim për mediat, SPAK deklaroi dje se nga hetimet rezultoi që herë në bashkëpunim herë jo, këta persona kishin ndërhyrë dhe ishin korruptuar bashkë me zyrtarë të drejtësisë për çështje hetimore.

Policia arriti të ekzekutonte vetëm një nga masat e sigurisë të lëshuara, atë për Zarkën, pasi 3 të tjerët rezultuan të ishin jashtë shtetit. Zarka akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021); (ii)“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal; (iii)“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal./ZËRI 

Poll

MOS HUMB