Aktualitet

U arrestua me kokainë, s'i ra në 'kurth' polici në Fier, agjenti i infiltruar bleu drogën në lokal

Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë.

f.t
U arrestua me kokainë, s'i ra në 'kurth' polici në
Lorenc Gropa

FIER-Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i efektivit të policisë së Fierit, Lorenc Grropa, i cili ishte i implikuar në veprimtari droge, ndërsa u kap dhe me armë. Bashkë me të në pranga kanë rënë dhe tre persona të tjerë, konkretisht, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi. 

Efektivi dhe bashkëpunëtorët e tij janë kapur "mat" nga një agjent i infiltruar, i cili ka bërë blerje të lëndës narkotike në lokal. AMP bën me dije se nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë. Rastësisht është zbuluar trafiku i armëve, pasi në celularin e babait të policit janë gjetur komunikime me Skerdilajd Levendin për të dërguar armë në Greqi. 

Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë dhe ndaj tij ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rëndë për përjashtim nga radhët e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB