Aktualitet

U ankua për çmimet e shtrenjta, ‘Century 21’ kërcënon qytetaren: Do nxjerrim foton e bebit tend!

Menjëherë pas këtij postimi, ndaj vajzës kanë nisur sulmet e njëpasnjëshme, kryesisht me adresa false që e kërcënojnë me fëmijën.

F.m
U ankua për çmimet e shtrenjta, ‘Century 21’
Qytetarja dhe Century 21

TIRANË- Nëse të bie rasti të ndërrosh shtëpi apo të planifikosh të jetosh me qira, gjëja e parë me të cilët do të përballesh janë agjencitë imobiliare që do të të prezantojnë me apartamente që nuk e justifikojnë çmimin që kanë. Kjo, jo për faj të agjencive, por shtuar këtu dhe tarifën që u duhet paguar atyre, sipas rregullave të paracaktuara për shërbimin që kanë, periudha e kërkimit dhe gjetjes së një shtëpie me qira mund të të kthehet në makth.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me një qytetare, e cila është edhe e njohur në TikTok si një blogere që ndan detaje nga jeta dhe përditshmëria e saj.

Faqja zyrtare e “Century 21” i ka bërë përshtypje dhe ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj disa postime të bëra nga agjencia për apartamente me qira, që duke parë çmimet e tyre, kushtet janë qesharake.

“Century21, mos më urrej por mund të kishte qenë ndonjë website tjetër po ty të ra për fat,”- shkruan qytetarja krah postimit që për nga përmbajtja, ka pasur dhe nota humori.

@enria.h Century21 don’t hate me mund te kishe qen ndonje website tjeter po ty te ra per fat ???? #fyp #foryoupage #funny #shqip #albania #albaniarealestate #realestate #shtepi @Ina Vargas ♬ origineel geluid - Tik Toker

Por, nga ana e Century 21, nuk është pritur kaq mirë.

Menjëherë pas këtij postimi, ndaj vajzës kanë nisur sulmet e njëpasnjëshme, kryesisht me adresa false që e kërcënojnë me fëmijën.

“Fshije postimin e Century se do bëhesh sponsored në të gjitha llogaritë e agjentëve në Tik Tok e mos fillo me qajt pastaj. Edhe atë foton e bebit,”- thuhet në mesazhin kërcënues.

U ankua për çmimet e shtrenjta, ‘Century 21’
Mesazhi kërcënues

Kjo gjë është pasqyruar dhe në vetë profilin e qytetares, e cila denoncon me zë dhe me figurë se është kërcënuar hapur nga një prej agjencive më të më dha imobiliare në treg, por nuk dimë të themi nëse ajo ka bërë një kallëzim në polici.

@enria.h Eshte 2024 ne shqiperi po kercenohen femijet nga nje kompani qe duket e mire dhe e zhvilluar me vjen shume keq po video e pare nuk ishte per century 21 thjesht po shikonim per shtepi dhe koncepti ishte per njerzit qe i kan shtepite ti rregullojne per ato cmime qe kerkojn, nuk kishte lidhje me agjentet dhe ne i kuptojm agjentet qe skan shume ne dor dhe prandaj spo thonim gje per ata, gjithashtu TANI e kuptoj pse njerzit ne komente kan folur aq keq per agjentet imobiliare shpresoj qe ky njeri qe ka kercenuar keto femije te mbahet pergjegjes per veprimet. Century 21 you have a few bad apples in the company i suggest you train them for social media ethics! @Ina Vargas #fyp #foryoupage #century21 #century21albania #agjensiimobiliare #news #shqip #albania #ComfortSegredos ♬ News, news, seriousness, tension(1077866) - Lyrebirds music

Por si mundet një agjenci të kërcënojë një qytetar që ankohet për çmimet e shtrenjta?

A ka një përgjigje nga autoritetet për këtë rast?

A duhet të trembemi nëse ankohemi për cmimet e një apartamenti?

Poll

MOS HUMB