Foto ilustruese
ELBASAN- Këtë të martë zhvillohet etapa e dytë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’, me nisje nga Lezha në orën 12:00 dhe përfundim në Elbasan.
Për shkak të garës, disa rrugë do të jenë të bllokuara, përfshirë ato në Lezhë, Vorë, Golem, Rrogozhinë dhe deri në Elbasan.
"Etapa II-data 19.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.", njoftoi më herët policia.
Një ditë më parë u mbajt etapa e parë, ku fitues doli Belgu Kjell Cooman. Ai arriti të fitojë garën, e cila nisi nga Tirana dhe përfundoi në qytetin e Lezhës, ku çiklistët përshkuan 177 kilometra rrugë./ZËRI
Poll