Aktualitet

Tropojë/ Vret pa dashje 20-vjeçarin gjatë gjuetisë, arrestohet autori

Policia arrestoi autorin, që dyshohet se pa dashje, ka vrarë një 20-vjeçar.

D.XH
Tropojë/ Vret pa dashje 20-vjeçarin gjatë gjuetisë,
Gjueti

TROPOJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në fshatin Viçidol të Tropojës. Një 38-vjeçar ka vrarë pa dashje një 20-vjeçar, teksa së bashku kishin dalë për gjueti.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes. Efektivët, gjatë kontrollit të zonës ku ndodhi ngjarja, ka sekuestruar armën e krimit dhe municion luftarak. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Përroi i Koponikut”.

Njoftimi i policisë:

Vrau aksidentalisht me armë zjarri, gjatë gjuetisë, një 20-vjeçar, Policia vë në pranga autorin e dyshuar. 

Mesditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë informacion se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.      

Në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se shtetasi G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”. Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.                  

Shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij.     

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB