Aktualitet

Tronditet gjatë natës Shkodra, shpërthim me tritol në banesën e oficerit të policisë

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale

E.K
Tronditet gjatë natës Shkodra, shpërthim me tritol në
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Shkodër, ku është vendosur lëndë plasëse në banesën e një oficeri të policisë.

Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Poll

MOS HUMB