Aktualitet

TRAGJIKE/ Makina rrokulliset disa herë, humb jetën çifti shqiptar

Sipas policisë së Kosovës, makina me të cilën ata po udhëtonin u rrokullis disa herë dhe ata nuk mundën t’i shpëtonin plagëve të marra.

I.F

TRAGJIKE/ Makina rrokulliset disa herë, humb jetën çifti

PRISHTINË- Një çift nga Prishtina ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë.

Mësohet se viktimat janë Bekim Tora 53-vjeç dhe Shehide Tora 49-vjeçe. Sipas policisë së Kosovës, makina me të cilën ata po udhëtonin u rrokullis disa herë dhe ata nuk mundën t’i shpëtonin plagëve të marra.

Fëmijët e çiftit kanë njoftuar sot se varrimi i prindërve të tyre të ndjerë do të bëhet sot në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB