
LEZHË- Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e djeshme në Shëngjin te 'Rana e Hedhun', ku dy të rinj humbën jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar.
Viktimat janë identifikuar si Leonit Aliu rreth 22-vjeç nga Fushë-Kosova dhe Jetmir Binaku 23-vjeç nga Prishtina. Aliu është i njohur dhe në botën e futbollit në Kosovë teksa ka qenë pjesë e klubit KF Fushë-Kosovë.
Ndërkohë, të lënduar kanë mbetur Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rustemi.
Mësohet se 5 të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh nga Kosova, të cilët kishin ardhur me autobusë për të vizituar Shëngjin dhe zonat përreth.
Dy të rinjtë që mbetën viktimë, Leonid Aliu dhe Jetmir Binaku dyshohet të jenë futur për tu larë së bashku me 3 shokët e tjerë, por janë rrëmbyer nga dallgët e forta./ZËRI