
GAZA- Të paktën 6 persona kanë humbur jetën këtë të dielë si pasojë e një sulmi ajror në Jenin, Bregu Perëdimor. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze sulmi i izraelit la po ashtu dhjetëra të plagosur. Ky sulm vjen në sinkron me një valë sulmesh ajrore që kanë regjistruar qindra viktima në Bregun Perëndimor, kryesisht fëmijë.
"Një sulm izraelit ka vrarë gjashtë persona", deklaroi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë ripërsëritur vazhdimisht apelin për dhënien fund të konfliktit që deri më tani ka marrë mijëra jetë të pafajshme dhe e ka shndërruar Gazën në një shkretëtirë pluhuri me ndërtesa të shembura, e trupa nën rrënoja./ZËRI