Aktualitet

Tirana proteston për dhunimin e të miturës/ E reja për Zëri.ai: Na ka shkuar në palcë! Të bëhet drejtësi

Elena Velaj, nëna e një vajze 3 vjeçe teksa fliste për Zëri.ai u shpreh se ndihet e traumatizuar nga ngjarja dhe u bëri thirrje gjithë prindërve të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve.

E.K
Tirana proteston për dhunimin e të miturës/ E reja për
Elena Velaj

TIRANË- Qindra qytetarë të Tiranës janë ngritur këtë të enjte në protestë pas rastit tronditës të dhunimit të një vajze 3-vjeçare në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet. Elena Velaj, nëna e një vajze 3 vjeçe teksa fliste për Zëri.ai u shpreh se ndihet e traumatizuar nga ngjarja dhe u bëri thirrje gjithë prindërve të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve.

Pyetje: Ju keni fëmijë në çerdhe ose në kopësht?

Elena Velaj: Po kam gocën, bën 3 vjeçe. Është pothuajse mosha e gocës që ka pësuar dhunën. Jam traumatizuar që mund të kishte qenë goca ime.

Pyetje: Përpara se të regjistrionit fëmijët jeni u interesuar për çerdhën?

Elena Velaj: Po kam pyetur në lagje, kush kishte fëmijët rreth e rrotull, por dhe kam hyrë kam parë vendimin e QKB-së.

Pyetje: Cili është mesazhi juaj për të gjithë prindërit?

Elena Velaj: Të ngrihen në kmëbë për fëmijët e tyre.

Pyetje: Po për institiucionet e drejtësisë?

Elena Velaj: Të marrin masa sa më shpejt, se ka shkuar thika deri në palcë. Tek fëmijët nuk durohet.

Qytetarët e nisën fillimisht protestën përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa marshuan më tej drejt Ministrisë së Brendshme me thirrjet për të vendosur drejtësi. Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘’Stinët’’ ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin ‘’Stop’’ vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet. Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për 2 efektivët, të cilët neglizhuan çështjen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB