Aktualitet

Tentuan të ikin pa paguar, roja i parkingut iu doli para, turistët turq e marrin zvarrë me makinë

Por, turistët nuk kanë ndaluar dhe e kanë marrë me në kofano rojen për disa dhjetëra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë.

I.F
Tentuan të ikin pa paguar, roja i parkingut iu doli para, turistët
Pamje nga vendngjarja

KRUJË- Një incident është regjistruar sot në Krujë! Një çift turistësh turk, tentuan të largohen nga pa paguar dhe janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat, pranë Kalasë së Krujës. I gjendur në këto kushte, roja i parkingut në tentativë për t’i ndaluar është varur në kofanon e makinës së turistëve.

Por, turistët nuk kanë ndaluar dhe e kanë marrë me në kofano rojen për disa dhjetëra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar çiftin e turistëve, ndërsa roja i parkimit është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor./ZËRI

Poll

MOS HUMB