TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato, e akuzuar për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, të cilët shpallën të pafajshëm edhe nëntë të akuzuarit e tjerë të kësaj dosjeje: Simon Prendi, Elona Gogo, Erdit Salillari, Admir Pahumi, Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani.
Sipas gjykatës, “fakti nuk përbën vepër penale”, duke lënë në fuqi ose ndryshuar vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi i Apelit të GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:
1. Lenien në fuqi te vendimit nr. 52, date 23.07.2025 tä Gjykates se Posaçme e Shkalles se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H.
2. Lenien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 te Gjykates se Posaçme e Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për te pandehurin S.P per kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
3. Ndryshimin e vendimit nr. 52, datë 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër të tij, në këtë mënyrë:
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale ”Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
– Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar
nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
– Shpenzimet giygësore ne ngarkim te shtetit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026
Sonila Qato dhe te pandehurit e tjerë akuzoheshin për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”, për tenderin në vlerë 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Për Sonila Qaton dhe Elona Gogon, SPAK kërkoi 1 vit burg me dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Ndërsa për Simon Prendin, organi i akuzës kërkoi 2 vite burg dhe që për 3 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Për dy anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Almir Hoxhaj dhe Arbër Troka u kërkua 2 vite burg me dënim plotësues, 3 vite heqje nga e drejta par të ushtruar funksione publike.
Prokurori Elvin Gokaj kërkoi dënimin e Ardit Salillarit me 9 muaj burg, për Admir Pahumin 1 vit burg dhe për Nikollaq Mihalin 8 muaj. Organi i akzuës po ashtu i kërkoi togave të zeza që Arjana Hasani të dënohet me 2 vite burg, ndërsa Miranda Shkurti me 8 muaj./ZËRI