Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, qëllohet drejt një "Audi" të blinduar

Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit.

F.I
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, qëllohet
FOTO ILUSTRUESE

VAU I DEJËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Bushat. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip 'Audi' i blinduar. Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit. Sipas burimeve të policisë Shkodër në vendin e ngjarjes ka mbetur një makinë tip “Audi” i blinduar ngjyre e zezë, ndërsa dy automjete Mercedes S të blinduar janë larguar.

Nuk dihet se kush nga personat është përfshirë në këtë përplasje me armë. Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB