Aktualitet

Shkak përplasja e makinave/ Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër, arrestohet autori

I plagosur me autorin kanë përplasur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri-tjetrin.

F.I

Shkak përplasja e makinave/ Plagoset me armë zjarri një person

SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit, në Postribe të Shkodrës. Çel Shabaj ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar dhe dy persona të tjerë janë shoqëruar në Komisariat.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. I plagosur me autorin kanë përplasur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri-tjetrin. Autori më pas ka nxjerrë armën duke plagosur Shabajn.

Njoftimi i policisë:

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.
Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi  K. K.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB