Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur, arrestohet autori! PAMJE NGA VENDNGJARJA

Shkak për sherrin që degjeneroi në përdorimin e thikës, blutë e Durrësit bëjnë me dije se është bërë një konflikt i çastit. 

f.t
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Durrës brenda një lokali në lagjen 17. I plagosur ka mbetur një 70-vjeçar, i identifikuar si Fadil Hunda. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, një 31-vjeçar, i identifikuar si Adil Hizdri. Ky i fundit u arrestua në flagrancë brenda ambienteve ku ndodhi ngjarja. Shkak për sherrin që degjeneroi në përdorimin e thikës, blutë e Durrësit bëjnë me dije se është bërë një konflikt i çastit. Ndërkohë është shoqëruar nga policia dhe një 56-vjeçar, i cili ishte me autorin kur ka ndodhur ngjarja. 


NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak. Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar. Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB